750 miliardë euro nga BE për paketën anticovid/ Tomorri: Ja dy shtetet që përfitojnë më shumë

750 miliardë euro nga BE për paketën…

Gazetari Klodian Tomorri thotë se paketa financiare anticovid e sapomiraruar nga Bashkimi Europian do të jetë 750 miliardë euro në total.

Sipas Tomorrit, financimi do të jete i kombinuar, përkatësisht 500 miliardë euro subvencione dhe 250 miliardë euro kredi të buta me afat shlyerje deri në 2058-ën.

Më tej gazetari sqaron se, Italia do të jetë përfituesi më i madh ndërsa Spanja vjen e dyta.

“Bazooka e BE-së
Recovery fund, paketa financiare anticovid e sapomiratuar nga Bashkimi Europian do të jetë 750 miliardë euro në total. Financimi do të jetë i kombinuar, përkatësisht 500 miliardë euro subvencione dhe 250 miliardë euro kredi të buta me afat shlyerje deri në 2058-ën.
Paketa financohet nga emetimi i borxheve të shteteve anëtare, bilanci i përbashkët i BE dhe disa masa fiskale që parashikojnë taksimin e koorporatave, taksën e internetit dhe ato mjedisore.
Italia do të jetë përfituesi më i madh. Qeveria italiane përfiton 173 miliardë euro, nga të cilat 91 miliardë euro kredi dhe 82 miliardë euro grante.
Pas Italisë në vend të dytë vjen Spanja, e cila do të marrë 143 miliarde euro nga të cilat 77 miliardë euro janë grante, pjesa tjetër kredi.
Bashkimi Europian e kuptoi më në fund që krizat e këtij lloji zgjidhen vetëm me një përgjigje të koordinuar fiskale. Këto nuk janë kriza kombëtare dhe kjo është përgjigja më e mirë për euroskeptikët.
Salvini me Giorgia Melonin, nëse do kishin ndërtuar Italinë që kanë në mend, tani do dilnin rrugëve duke kënduar këngën e kukuvajkës.
Kurse Boris Johnsoni vazhdon bërtet Save The NHS”, shkruan Tomorri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit