764 raste të reja dhe 12 viktima në Kosovë

764 raste të reja dhe 12 viktima…

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 764 raste të reja me COVID-19. Po ashtu, janë shëruar dhe 584 pacientë, të cilët pas testit kanë rezultuar negativ.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njofton se gjatë ditës së fundit e kanë humbur betejën me virusin dhe 12 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.543.

 

Burimi: boldnews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit