Gazetari shpërthen ndaj kompanisë Albtelecom: Fëlliqësira, maskarenj

Gazetari shpërthen ndaj kompanisë Albtelecom: Fëlliqësira, maskarenj

Gazetari i njohur Klodian Tomorri, është një nga klientët e radhës i cili shpreh pakënaqësinë ndaj kompanisë Albtelecom, e cila nuk ju përmbahet rregullave të vendosura që në fillim të kontratës. Sipas Tomorrit, kompania vijon tu marrë të njëjtën shumë abonentëve të sj, madje kur shkon për të pishur kontratën të këcënon. Përmes një postimi, Tomorri shpreh të gjithë pakënaqësinë e tij ndaj kompanisë Albtelecom, e cila fillimisht i ka ofruar një paketë televizive të plotë përfshirë dhe stacionet sportive bashkë me paketat dhe kampinatet europiane, por në momentin që këto stacione nuk i ofrojnë më shikuesit kampionatet sportive, kompania refuzon t’i dëmshpërblejë abonentët apo edhe të ndryshojë kontratën.

Postimi i Tomorrit:

Albtelecom felliqesira

Felliqesire sepse mund te jete nder kompanite e vetme te komunikimit ne bote qe nuk i punon numri i sherbimit te klientit. Provojeni merreni. Kam 24 ore qe perpiqem t’i kontaktoj dhe numri zyrtar qe ata kane si sherbim klienti nuk punon.

Felliqesire sepse keta po realizojne nje nga vjedhjet me te medha publike ne Shqiperi. Jane me mijera njerez, qe kane IPTV me Albtelecom. Dmth marrin internetin plus kanalet televizive iptv. Jane me mijera njerez te cilet kane bere abonimin e sportit tek Albtelecom. Pra kanelet e sportit te Dixhitalb i blejne nga Albtelecom. Une e bera sivjet ne Mars. Dhe kontrata te imponohet me afat dy vjet. Ta imponojne keta.

Cfare ndodh tani? Sigurisht qe pjesa derrmuese e shqiptareve bejne abonim sporti per te pare Serine A, pra kampionatin italian. Dixhitalbi e ka humbur serine A, tani e ka marre Tringu.

Por Albtelecom thote qe mua nuk me duhet gje. Ti parate do i paguash njesoj si me pare per dy vjet rresht. Madje e ke te shkruar edhe ne kontrate qe ne nuk mbajme pergjegjesi per ndryshim programacioni.

Ne rregull- u thashe. A ka mundesi qe te ma konvertoni abonimin e dixhitalbit ne abonim Tringu? Jo, nuk e bejme dot sepse Tringu ka cmim me te ulet se Dixhitalbi. Nese ti paguan 40 mije leke ne muaj tani me Dixhitalbin, po te marresh Tringun i bie te paguash 29 mije lek ne muaj. Dmth na paguan me pak ne ashtu.

Po mire cfare zgjidhje kam? Nese do mund te prishesh kontraten, por per kete duhet te paguash penalitet.

A ka ndyresire me te madhe se kjo? Kontraten e prish ne menyre te njenashme Albtelecomi sepse nuk te ofron me ate per te cilen ti paguan, por penalitetin duhet ta paguash ti. 

Une nuk e di si po e bejne kompanite e tjera, Vodafone, One, apo vet Dixhitalbi, me abonentet e tyre. Di kete te Albtelecom sepse ketu jam klient. Por kjo eshte nje vjedhje e madhe, qe behet me bekimin e Akep, i cili ka per detyre te miratoje kontratat tip dhe te beje rregullatorin.

Ky nuk eshte thjesht mashtrim apo prishje e njeanshme kontrate. Kjo eshte veper e paster penale. Dhe nese rregullatori nuk do te nderhyje per te mos lejuar grabitjen e njerezve, atehere ketu duhet te kercasin prangat ne Akep dhe neper keto kompanite pacavure. Maskarenj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit