JOQ Albania ka siguruar pamjet e para nga sherri i ndodhur ditën e sotme në hotelin “Regina Palm” në Radhimë të Vlorës, ku u përfshinë në një konflikt të armatosur biznesmenët Vasil Bedini dhe Luan Muça.
Në pamje mund të shihnj se si 8 automjete ne xhama të zinj mbërrijnë në ambientet e hotelit, pak para përplasjes.
Sipas pretendimeve të biznesmenit Vasil Bedinaj, personat që mbërritën në hotel e kanë kërcënuar me armë. Ndërkohë, pala tjetër pretendon se kishte shkuar për të zhvilluar një takim me Bedinajn për çështje biznesi, por situata ka agravuar.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një grup prej rreth 25 personash, të cilët lëviznin me rreth 8 automjete. Mes tyre dyshohet se kishte edhe persona që shërbenin si truproja, ndërsa rreth 10 prej tyre raportohet se kanë qenë të armatosur.
Pas konfliktit në hotel, grupi është larguar në drejtim të Orikumit. Gjatë lëvizjes, në zonën e urës së Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës, dy persona janë përfshirë në një aksident automobilistik.
Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka pësuar dëmtime në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka marrë dëmtime nga përplasja.