8 gushti 1991 i eksodit të madh: Pas 45 viteve izolim, mijëra shqiptarë mbi anije drejt Italisë

8 gushti 1991 i eksodit të madh:…

Pas 45 vitesh izolim, si të ishin në shtet karantinë, me mijëra shqiptarë, me anijen e mallrave “Vlora” nga porti i Durrësit u nisën drejt Barit në Itali.

8 gushti 1991 njihet si eksodi i shqiptarëve, që të etur për liri, lundruan drejt tokës së ëndërruar, Italisë. Anija ishte e tejmbushur. Njerëzit vareshin ku të mundeshin, deri tek shtiza e flamurit. Për shumicën, qëndrimi atje nuk zgjati shumë. Brenda dy javësh u riatdhesuan rreth 17,400 shtetas shqiptarë, ndërsa në Itali mbetën rreth 1.500 që kishin kërkuar strehim politik.

Arritja e anijes “Vlora” në gusht 1991 në portin e Barit (foto ilustruese, marrë nga Autoriteti Portual Durrës).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit