Me tensione të larta është mbyllur në barazim derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
Rezultati i ndeshjes së javës të 24 të superiores përfundoi në barazim 1-1. Ishin bardheblutë ata që kaluan në avantazh që në pjesë të parë, teksa Partizani nuk hoqi dorë deri në fund të ndeshjes duke gjetur rrjetën në minutën e 90.
Pikërisht në këtë moment një sherri i madh shpërtheu mes lojtarëve që ishin në fushë, stafit që ishte në stola dhe pjesës më të madhe të tifozëve. Gjatë ndeshjes gjyqtari dhe 4 kartonë të kuq, nga dy për secilën skuadër, duke i lënë skuadrat me nga 9 lojtarë deri në fund të ndeshjes.
Gjithashtu 4 kartonë të kuq u dhanë dhe jashtë fushës, tre për Tiranën, dy për lojtarë zëvendësues dhe një për drejtorin, si dhe një karton i kuq për Partizanin.
Ndeshja nisi 30 minuta me vonesë, teksa përplasjet mes tifozëve ishin agresive që pa nisur loja. Një efektiv policie mbeti i lënduar dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, teksa dy tifozë të Partizanit janë shoqëruar në komisariat për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.