8 minatorë lëndohen nga acidi në Trepçë

8 minatorë lëndohen nga acidi në Trepçë

Së paku 8 punonjës të minierës së Trepçës në Stan Tërg janë lënduar, si pasoje e shpërthimit të një cisterne me acid.

Për pasojë dy prej minatorëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër kanë marrë më pak lëndime. Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku po mbahen nën kujdesin e mjekëve. Dy minatorët që janë në gjendje më të rëndë, janë duke iu nënshtruar kurimit në Repartin e Oftamologjisë.

Si pasojë e shpërthimit të cisternës së acidit, minatorët kanë marrë lëndime në sy, djegie në gjoks, fyt dhe kanë probleme me frymëmarrjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit