8 minuta seancë, Kuvendi anulon amnistinë dhe miraton marrëveshjen e refugjatëve

8 minuta seancë, Kuvendi anulon amnistinë dhe…

Ashtu siç pritej seanca e sotme parlamentare (22 shkurt 2024) është shoqëruar nga zhurma e bilbilave dhe në mungesë të diskutimit për ligjet që u hodhën në votim mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës. Vetëm 8 minuta mjaftuar që seanca plenare të mbyllej!

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi tërheqjen nga votimit për ligjin e amnistisë penale që shkaktoi debat gjatë ditëve të fundit. Përfaqësuesit e opozitës e konsideruan ligjin jo transparent dhe që ka për qëllim amnistimin e zyrtarëve që janë në hetim nga organet e drejtësisë SPAK dhe GjKKO, duke deklaruar votat e tyre kundër që para nisjes së seancës. Votat e mazhorancës nuk ishin të mjaftueshme për miratimin e amnistisë penale e cila kërkon minimalisht 84 vota pro, dhe kjo duket arsyeja kryesore që shtyhu Nikollën drejt mospërfshirjes në votim të ligjit.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve që kapen në det në vendin tonë, mori miratimin me 77 vota pro. Përveç votave të mazhorancës, këtij votimi iu bashkuan me votë pro dhe tre deputetë të PDIU-së. Edhe ky është një ligj që përveç kundërshtisë të opozitës ka hasur dhe në mospëlqimin e qytetarëve. Pavarësisht se ligji u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Opozita, gjykata e konsideroi si të drejtë propozimin për emigrantët duke i dhënë miratim.

Tashmë dhjetëra mijëra emigrantë pritet të vijnë në vendin tonë për t’u strehuar në kampe që do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit