8 orët e Blinken në Tiranë: Institucionet shtetërore të japin llogari!

8 orët e Blinken në Tiranë: Institucionet…

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken rreth orës 20:00 u largua nga Tirana. Ai qëndroi për 8 orë në kryeqytetin shqiptar, ku zhvilloi disa takime dhe dha mesazhe të qarta për qeverinë. Institucionet shtetërore tha Blinken duhet të japin llogari para drejtësisë. Për këtë Blinken takoi edhe kreun e SPAK Altin Dumani për rreth 15 minuta, ku u informua për punën e këtij institucioni, që është produkt i SHBA dhe ka për synim vënien para drejtësisë të zyrtarëve të lartë shtetëror.

Kryeministri e unë kemi diskutuar gjithashtu se si t’i bëjmë institucionet demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse ndaj shqiptarëve sepse reforma e drejtësisë nuk ka qenë e thjeshtë. Ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa që janë tejet të rëndëishme për anëtarësimin në BE dhe është ajo që populli shqiptar meriton”, tha Blinken.

Nga kjo vizitë e njëanshme, Blinken nuk pati takim me asnjë përfaqësues të opozitës, ndërsa përveç dënimit të zyrtarëve nuk dha asnjë mesazh në interes të shqiptarëve. Blinken falenderoj Ramën që e ka kthyer Shqipërinë në kamp për emigrantët nga vendet e treta.

Sekretari amerikan i shtetit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të huaj gjatë konferencës për çështjet e nxehta ndërkombëtare. Ai tha se “jemi duke i marrë shumë seriozisht” kërcënimet e Rusisë.

Blinken shtoi se SHBA-të janë të angazhuar për një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit