8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve

8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve

Romët nuk dijnë vetëm të kërcejnë, ata janë punëtorë të drejtë dhe të përulur!

E tashmja sfiduese dhe e shkuara plotë vuajtje, etiketime dhe distancimë që nuk harrohen, janë beteja të ashpra edhe dëshira për ta parë veten si pjesë e një grupi po aq të vlefshëm sa shumica është e madhe.

Luftë për t’i “bërë vendin vetes” pasi dihet mirë se tjetri jo gjithmonë sheh përtej kulturës, përtej kauzës që ti ke. E dini sa e vështirë është të mos kesh një forcë kolektive edhe të përballesh vetëm me frikën për të pranuar veten.

Por, ky realitet paksa ka ndryshuar, pranimi i kulturave të ndryshme në shoqëri ka bërë që edhe romët të pranohen dhe të integrohen ndoshta më shpejt, pavarësisht paragjykimeve, që janë të pranishme kudo.

Arsimi dhe punësimi mbeten një hallkë e rëndësishme e zhvillimit të këtij komuniteti.

Data 8 prill duket se ka ndryshuar nga viti në vit, duke parashtruar kërkesat e tyre, në këtë datë romët protestojnë, për të drejtat të barabarta për plotësimin e nevojave dhe për përmbushjen e premtimeve që i janë dhënë.

Çfarë duhet të bëjë shoqëria? Të heqë nocionin e një kulture “inferiore”, të mos krijojë një mjedis shtypës të racizmit.

Mendoj se dy janë faktorët që mund të nxisin zhvillimin arsimor të të rinjve romë që regjistrohen në arsimin e lartë së pari besimi i mësuesve në kapacitetin intelektual të një studenti rom dhe mbështetja që mund t’i japë ; Së dyti përkrahja e mësuesve dhe e bashkëmoshatarëve për të përballuar sfidën e diskriminimit. Me pak fjalë, shkollat ​​e mira dhe mësuesit e paanshëm luajnë një rol të rëndësishëm të zhvillimit arsimor të romëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit