8 raste të reja me COVID në Elbasan, pozitivë 2 infermiere të marteninetit

8 raste të reja me COVID në…

8 raste te reja me Covid-19 u shënuan në Elbasan në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri më i lartë që nga shfaqja e pandemisë, ndërsa sot Elbasani renditej i dyti pas Tiranës. 

Burimet bëjnë me dije se 8 rastet e sotme i takojnë kontakteve të mëparshme. 

Konkretisht kanë rezultuar pozitiv 2 infermiere te materniteti, 2 paciente të shtruara në pavion, konfirmohet pozitiv edhe bashkëshorti i njërës paciente, si dhe një punonjëse banke e nivelit të dytë, ndërsa 2 të tjerë i takojnë kontakte të rasteve të mëparshme. 

Shfaqja e virusit te reparti i gjinekologjisë ka bërë që një pjesë e stafit të vetëkarantinohet, ndërsa ofron vetëm shërbimin e urgjencës, ndërsa konsultat janë pezulluar. Që nga nisja e pandemisë në qarkun e Elbasanit janë shënuar dy viktima, respektivisht një në Librazhd dhe një tjetër në Elbasan.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit