8 shqiptarë në Angli prodhuan 2.5 milionë paund kanabis

8 shqiptarë në Angli prodhuan 2.5 milionë…

Shqiptarët janë një nga komunitetet e huaja më të mëdha në Angli. Shumë prej tyre kanë shkuar atje për shkak të pamundësisë ekonomike në Shqipëri. Ka shqiptarë që punojnë punë të ndershme, por nuk mungojnë dhe ata persona që merren me drogë në shtëpitë e barit në Londër. Së fundmi në Angli, tetë shqiptarë janë arrestuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike në Uells. Personat në fjalë gjatë një periudhe 3-vjeçare prodhuan 2.5 milionë paund kanabis.

Në datë 8 dhjetor, të pandehurit kanë marrë dënimet përkatëse nga Gjykata e Kurorës në Caernarfon. Shqiptarët janë Oltian Salla, 34 vjeç, nga Warstone Lane, Birmingham i dënuar me katër vjet. Shpëtim Kapo, 24 vjeç, nga Toën Fields, Doncaster dënuar me tre vjet e tetë muaj. Aranit Kapo, 22 vjeç, nga Manor Oak Gardens, Sheffield i dënuar me tre vjet e katër muaj. Ardit Lici, 27 vjeç, nga Owler Lane, Sheffield i dënuar me nëntë muaj. Edison Cela, 28 vjeç, nga Oëler Lane, Sheffield i dënuar me nëntë muaj. Ronaldo Hazizi, 25 vjeç, nga Catherine Avenue, Doncaster i dënuar me gjashtë muaj. Besim Kalemi, 23 vjeç, nga Wincobank Avenue, Sheffield i dënuar me gjashtë muaj. Hasan Hajdari, 20 vjeç, nga Queen Street, Rhyl i dënuar me katër muaj burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit