
Lulzim Basha, i cili pritet të shkarkohet nga Referendumi i Berishës, ka mbledhur sot Kuvendin e 18 dhjetorit, ndërsa në fjalën e tij ka premtuar se ai dhe mbështetësit e tij, do të shpëtojnë Shqipërinë nga kapja e shtetit. Ndonëse ka 8 vite në opozitë, Basha sërish ka shpresë se do të ndryshojë këtë vend.
Basha:
Askush nuk do t’ju pengojë të bëni ëndrrat realitet edhe pse nuk keni numrin e celularit të kryeministrit. Unë do t’ju garantoj që askush nuk do ta prekë endrrën tuaj. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare nga kapja e shtetit. Fitorja nuk vjen kurrë duke patur një non-grata. I kam pranuar shigjetat dhe rrufetë me lehtësinë më të madhe, sepse nuk e bëj për vete, por e bëj për Partinë Demokratike, për demokratët, në emër të kontributit dhe sakrificës së tyre. Drama që ra mbi Berishën, duhej shuar duke krijuar një dramë për demokratët.
