Sondazh/ 80% e shqiptarëve nuk kanë lexuar libër vitin e fundit

Sondazh/ 80% e shqiptarëve nuk kanë lexuar…

Gjatë një sondazhi të realizuar ku janë pyetur se sa libra kanë lexuar gjatë vitit 2022, 74.8% e tyre janë përgjigjur, asnjë.

Ndërkohë, vetëm 7.6% kanë lexuar një libër, 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra.

Sondazhi i realizuar nga Euronews albania tregon se 78.2% e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022.

Ata që kanë blerë vetëm një libër janë 7.2% e shqiptarëve. 10% e tyre kanë blerë 2-3 libra, 1.9% kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9% e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.

Sipas sondazhit 74.8% e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2% e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit