80 mijë lekë për m3 | Në Librazhd kamionët po bëjnë namin, shqiptarët ngrohen me dru nga Bosnja

80 mijë lekë për m3 | Në…

Një metër kub dru në kryeqytet, në këto ditë të ftohta dimri po shitet nga 70 deri në 80 mijë lekë të vjetra. Një moratorium i vitit 2016 supozohej t’i jepte fund prerjes së druve pa kriter, e mbi të gjitha në mënyrë abuzive. Por edhe sot, prerja e pyjeve nuk ka të ndalur as me ligj.

Rastet e denoncuara vijnë nga Librazhdi, Korça dhe Erseka, ku kamionët me dru për çdo natë mbushen plot e nuk dihet se ku përfundojnë. Në Shqipëri supozohet se askush nuk pret dru por faktet flasin ndryshe.

Megjithatë tregtarët po blejnë dru në Ballkan, kryesisht në Bosnje e Maqedoni të Veriut.

“Ndonëse kemi një memorandum, në Shqipëri ka pasur vazhdimisht prerje masive drush. Nuk ka matje të sasisë së druve të prerë por mund të them se është i njëjti intensitet si para 2016-ës edhe tani nuk ndalohet me ligj”- tha Ramiz Metaliaj, ekspert i pyjeve për A2.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit