
Në qytetin e Dibrës prej 9 ditësh rezulton i zhdukur një i moshuar 80-vjeçar. Djali i personit që ka humbur gjurmët kërkon ndihmë për gjetjen e babait të tij, ndërsa thekson se vuan nga skleroza. Sipas djalit, babi i tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Njoftimi i policisë:
Nga shërbimet e Postës së Policisë Shupenzë, është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. Xh., 80 vjeç, banues në Shupenzë, pasi djali i tij shtetasi J. Xh., ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa që me datë 15.01.2022, dhe nuk është kthyer më.
Sipas shtetasit J. Xh., babai i tij vuan nga skleroza.
Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694110216.
