80-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga një automjet në Vranisht të Vlorës

80-vjeçarja humb jetën pasi u përplas nga…

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht.

Dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, ka përplasur këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe, e cila, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga efektivët e Policisë, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë përkatëse.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit