81 vite nga masakra e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë

81 vite nga masakra e grekëve ndaj…

Sot në këtë 27 qershor, bëhen 81 vite nga ajo që në histori është emëruar si “Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërië”, një nga histroitë më të dhimbshme të shqiptarëve.

Ishte 27 qershor i viti 1944, kur forcat shoviniste greke të udhëhequra nga gjenerali Napoleon Zerva kryen masakra të përgjakshme ndaj popullsisë çame. Me mijëra shqiptarë të zonës u vranë, masakruan, dhunuan dhe dëbuan nga trojet e tyre shekullore në Çamëri.

Spastruesit grekë nuk kursyen as gratë e fëmijët e vegjël në atë që kishin nisur të bënin, dëbimin e shqiptarëve nga pronat e tyre.

Kjo ngjarje mbetet ende një plagë e pambyllur në ndërgjegjen kombëtare shqiptare, ndërsa autoritetet në Greqi i kanë mohuar për vite me radhë masakrat e kryera këtyre anëve. Sot, shqiptarët e kujtojnë këtë ditë me homazhe dhe kërkojnë drejtësi historike.

Është një ditë për reflektim, kujtesë dhe për të mos harruar viktimat e pafajshme. Çështja çame mbetet ende e pazgjidhur dhe kërkon zgjidhje në respekt të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit historik.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit