83% e votuesve të PS mendojnë se qeverisja është shumë e korruptuar

83% e votuesve të PS mendojnë se…

Një sondazh i Barometrit në Euronews ka treguar se 83% e votuesve të PS mendojnë se qeverisja është shumë ose totalisht e korruptuar.

Ndërsa 82% e votuesve të PD thonë se qeverisja është totalisht e korruptuar ndërsa rreth 17% mendojnë se ka shumë korrupsion.

Sipas sondazhit, qytetarët që nuk votuan, të pyetur për korrupsionin, janë përgjigjur në masën 95% se qeverisja është shumë ose tërësisht e korruptuar.

Korrupsioni në qeverisje është një pikë ku bashkohen shumica e qytetarëve shqiptarë pasi pavarësisht preferencave politike, mendojnë se shteti është shumë i korruptuar.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 92% e qytetarëve mendojnë se në qeverisje ka shumë ose totalisht korrupsion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit