83 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

83 raste të reja me koronavirus në…

Në vendin tonë janë regjistruar 83 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 420 testime, nga të cilat rezultuan pozitivë vetëm 83.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit mësohet se kanë ndërruar jetë 4 persona të infektuar me koronavirus.

Dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spitalin ‘Infektiv’, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Njoftimi:

4 viktima- Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

72 të shtruar në spital- Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

83 raste të reja- Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

65 të shëruar- Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.

Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës.

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)

Testime totale                   32353

Raste pozitive                    3454

Raste të shëruara             1946

Raste Aktive                       1415

Humbje jete                       93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   591

Durrës                   223

Shkodër                180

Vlorë                     113

Lezhë                    63

Fier                        29

Kukës                    43

Korçë                     32

Elbasan                 36

Berat                     39

Gjirokastër          25

Dibër                     18.

/GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit