Vijojnë të rriten në mënyrë alarmante shifrat e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 853 pacientë, nga 630 viktima që u regjistruan një ditë më parë.

I lartë vijon të jetë edhe numri i infektimeve, ku në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 23 232 persona, nga 189 mijë tamponë të realizuar.