Të dhënat personale të publikuara, numri i anëtarëve të partisë i fshehur, Kaprata: Më kujtoi një ngjarje në komunizëm!

Të dhënat personale të publikuara, numri i…

Pas skandalit ku tezat e PD, kanë të shkruar të dhënat personale të anëtarit, por të fshehur numrin e antareve te partise, ka ardhur reagimi i Gent Kapratës. Duke komentuar këtë ngjarje, përmes një psotimi në facebook, Kaparta sjell në kohë nje ngjarje ne komunizem, ku një burrë u përjashtua nga partia, vetëm pse kishte dhene numrin e teseres një gruaje.

Gent Kaprata:

Te gjitha te dhenat personale te publikuara. Vetem numri i kartes, qe tregon numrin e antareve te partise, eshte fshehur!!!

Me kujtoi nje ngjarje ne komunizem, qe po e ndaj ne fb.

Ishte nje komunist I martuar qe dashuronte nje grua beqare, dhe ja shprehte çdo dite dashurine e tij kesaj. Mirepo, vajza e dinte qe ai ishte I martuar, keshtu qe e refuzonte sa here ky I propozonte ‘dashuri te sinqerte dhe serioze’!

Kur e kuptoi qe nuk kishte shpetim, vajza I ngriti nje kurrth.

-Nese me do vertet- I tha- me trego numrin e teseres se partise. Burri e hengri karremin dhe ja tregoi.

Vajza shkoi dhe raportoi atje ku duhej, dhe si prove tregoi qe dinte numrin e teseres!

Burri u perjashtua nga partia dhe u cua ne prodhim. Jo se kishte shkelur moralin socialist duke ngacmuar nje vajze ndersa ishte I martuar. Por sepse kishte dhene numrin e teseres, duke rrezikuar qe armiku te mesonte sekretin e numrit te komunisteve qe kishte Shqiperia!!!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit