89% e kompanive u ndikuan negativisht nga pandemia; Më shumë se gjysma, rënie të fortë të të ardhurave

89% e kompanive u ndikuan negativisht nga…

Një vit pas pandemisë, 89% e kompanive të anketuara nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve në prill 2021, kanë konfirmuar efektin negativ/shumë negativ të pandemisë në aktivitetin e tyre, ndërsa 65% e të anketuarve deklaruan ulje më shumë se 20% të të ardhurave.

Kjo është anketa e dytë e kryer një vit më pas fillimit të pandemisë që ndikoi gjithë bizneset për shkak të kufizimeve të rrepta në mars-maj e më pas ndryshimeve që solli pandemia në riorientimin e kërkesës për produkte e shërbime, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, po ashtu dhe turizmin e udhëtimet.

Në anketën e parë gjatë Prill 2020, 97% e kompanive të përgjigjura vlerësonin se COVID-19 do të kishte një impaktiv negativ/shumë negativ.

Anketimi i parë “Vlerësim i impaktit të pandemisë COVID-19 mbi biznesin në Shqipëri” I, një iniciativë e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, u ndërmor në Prill-Maj 2020 me synimin për të mbledhur evidenca në lidhje me efektet e mundshme të pandemisë COVID-19 mbi biznesin dhe aktivitetin e tij.

Pas 1 viti, Sekretariati ndërmori një anketim të ngjashëm (70% e pyetjeve të njëjta) për të vlerësuar sfidat e biznesit dhe efektet reale të pandemisë COVID19. 427 kompani i’u përgjigjen një pyetësori online.

Të gjithë sektorët vlerësuan një ndikim negativ gjë e cila konfirmohet edhe me të dhënat e 1 viti më pas. 45.6% e bizneseve thanë se ndikimi ishte negativ, 43.3% e cilësuan shumë negativ. Vetëm 2.8% thanë se ishte pa ndikim dhe 7.5 pohuan se pandemia nuk kishte pasur ndikim në aktivitetin e tyre.

Turizmi dhe eksportet më të prekurit

Turizmi, Industria dhe Tregtia janë sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19.

Rreth 71% e të anketuarve në sektorin e turizmit thanë se ndikimi ishte shumë negativ. Më pas renditet sektori i tregtisë me 45% dhe shërbimet me gati 39%.

Ndërtimi dhe Bujqësia janë sektorët më pak të prekur nga pandemia. 30% e të anketuarve në bujqësi e vlerësuan ndikimin si shumë negativ dhe 35% në ndërtim.

98% e eksportuesve deklaruan efektin negativ/shumë negativ (32% e konsideruan shumë negativ).

Të vegjlit me pasoja më të rënda

Pavarësisht madhësisë, mbi 80% e kompanive vlerësojnë ndikimin negativ/shumë negativ të pandemisë COVID-19.

Ndikimi më negativ i Pandemisë vlerësohet në kompanitë deri në 5 mln lekë xhiro vjetore dhe me 8 – 14 mln lekë xhiro vjetore.

44.6% e kompanive me qarkullim vjetor deri në 5 milionë lekë thanë se ndikimi ishte shumë negativ dhe 45.2% thanë se ishte negativ.

Nga sipërmarrjet me qarkullim vjeor mbi 14 milionë lekë, 31.7% thanë se ndikimi ishte shumë negative, më e ulëta nga të gjitha fashat e xhiros.

Mbyllje aktiviteti nga turizmi

Vetëm 24.1% e kompanive deklaruan se nuk e kishin mbyllur në asnjë moment aktivitetin.

75% e kompanive të pyetura vazhduan aktivitetin pjesërisht/totalisht gjatë pandemisë.

88% e kompanive deklaruan se mbyllja ka vazhduar deri në 6 muaj; vetëm 12% e kompanive deklaruan një mbyllje mbi 6 muaj kryesisht në Turizëm.

Mbyllje totale të aktivitetit deklarojnë në përqindje më të larta jane kompanitë që operojnë në sektorin e Turizmit. 31% e të anketuarve në sektorin e turizmit thanë se e kishin mbyllur totalisht aktivitetin dhe 57% pjesërisht. Vetëm 12.2% nuk e mbyllën asnjëherë.

Shërbimet, Industria Tregtia kanë përqindjen më të lartë përsa i përket mosndërprejes totale të aktivitetit.

Ndërtimi kishte përqindjen më të ulët të të anketuarve që thanë se nuk e kishin ndërpretë totalisht aktivitetin, me vetëm 5.9%.

Më shumë se gjysma e bizneseve, rënie deri mbi 20% të të ardhurave

Ashtu siç prisnin bizneset, pandemia ka ndikuar në rënien e të ardhurave për pjesën më të madhe të tyre.

80% e të anketuarve para 1 viti prisnin ulje më shumë se 20% të të ardhurave vjetore dhe vetëm 3% e tyre mendonin se COVID19 nuk do të ndikonte të ardhurat vjetore të tyre.

1 vit më pas, 65% e të anketuarve deklaruan ulje më shumë se 20% në aktivitet dhe 8% e tyre deklaruan se COVID-19 nuk i ndikoi; Ndërkohë 1,9% e kompanive përjetuan një rritje prej më shumë se 5%.

Turizmi, Industria dhe Bujqësia deklarojnë humbjen më të madhe. 24.5% e të anketuarve në turizëm deklaruan një rënie prej më shumë se 50% të të ardhurave, më e larta nga të gjithë sektorët e tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit