Në mesin e viktimave vajza e politikanit shqiptar, Brava: U takofshim në lule të xhenetit bija ime!

Në mesin e viktimave vajza e politikanit…

Në mesin e viktimave të tragjedisë së regjistruar në Bullgari, konkretisht në autostradën e Strumës, ka mbetur viktimë edhe vajza e politikanit shqiptar nga Maqedonia, Sumeja Brava, 27-vjeç.

E ndjera, Sumeja është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

Lajmin e ndarjes nga jeta të 27-vjeçares e ka bërë të ditur vetë Brava, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë foto nga aksidenti dhe ka shkruar një mesazh prekës për humbjen e vajzës së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit