9 të plagosur nga aksidenti në Tiranë/ Policia: Shoferi nuk ishte i dehur

9 të plagosur nga aksidenti në Tiranë/…

Ka shkuar në 9 numri i personave të plagosura nga aksidenti masiv në Tiranë, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me disa automjete të tjerë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H.,. Policia bën me dije se të gjithë janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Sakaq, policia njofton se është bërë testi i alkoolit për shoferin e autobusit dhe drejtuesit e dy mjeteve para tij, por asnjëri nuk rezultoi të jetë konsumuar alkool. Ndërsa deri më tani dyshohet se shkaku kryesor ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.  Sa më parë të kemi një verdikt do ju bëjmë me dije. Disa drejtues mjetesh në vendngjarje po kontrollohen edhe për nivelin e alkoolit. Edhe ata që ndodhen në spital pasi të marrin ndihmën mjekësore. Ka dyshime për shpejtësi por s’mund të japim verdikt final,” tha Gjoka.

Gjithsesi policia vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të këtij aksidenti që tronditi kryeqytetin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit