9-vjeçarja përcillet në banesën e fundit, kërkimet për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve janë shtrirë edhe në Malin e Zi

9-vjeçarja përcillet në banesën e fundit, kërkimet…

Këtë të hënë përcillet për në banesën e fundit Ergesa Arrazi, 9-vjeçarja e cila u gjet dje e pajetë në lumin Buna në Shkodër. Sipas hetimeve të deritanishme dyshimet janë se nëna e Ergesës, Alma Arrazi u vetëmbyt në lumë disa ditë më parë bashkë me fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.

Ndërsa trupi i njërit prej fëmijëve u gjet rastësisht nga një peshkatar, Mbrojtja Civile, ka kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura për gjetje w trupave. Duke iu përgjigjur pozitivisht thirrjes duke vazhduar edhe këtë të hënë për të dytën ditë operacionin e kërkimit për trupin e Almës dhe dy fëmijëve të saj.

Por ajo që vihet re në njoftimin e vdekjes së 9-vjeçares, të publikuar nga familja e Erdgys Arrazit, është se ata kanë shpallur të vdekur dy fëmijët e tjerë edhe nusen, pavarësisht se trupat e tyre nuk janë gjetur. Po ashtu, familja e Erdgysit, nuk kanë përmendur në njoftimin e vdekjes asnjë nga familjarët e Almës.

Familjarët e bashkëshortit të Alma Arrazit deklarojnë se Ergysi nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve dhe se i adhuronte ata. Ata pohojnë se çifti kanë pasur probleme mes tyre, por se Erdgys Arrazi nuk i keqtrajtonte.

Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”, thonë familjarët e Erdgysit.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Po ashtu, kërkimet janë shtrirë edhe në Malin e Zi. Mësohet se ka pasur edhe një komunikim mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut të tij në Mal të Zi për të ndihmuar në kërkime në afërsi të derdhjes se lumit Buna në detin Adriatik.

Por mbrëmjen e kësaj të diele ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.

Fillimisht, u raportua se ndaj 9 vjeçares ishte ushtruar dhunë, por policia njoftoi më pas se eksperti mjeko- ligjor nuk konstatoi nje gje te tille. Motra e Almës  ka akuzuar bashkëshortin e saj, Ergys Arrazin se ushtronte dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31 vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39 vjeçare, Alma Bushati Arrazi, dhe femijet e mitur.

Në momentin që eshte njoftuar nga policia se vajza e tij është gjetur e mbytur në lumë, Ergys Arrazi nuk ka reaguar. Para hetuesve, ai ka mohuar qe të kete ushtruar dhune ndaj bashkeshortes dhe tre femijeve te tij.

Ka qenë pikërisht kryefamiljari ai qe ka bëre denoncimin e pare për zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve dhe menjehere uniformat blu jane vene në lëvizje duke angazhuar edhe polumbaret e forcave speciale RENEA.

Arrazi ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa tashmë mbi të rëndon akuza e “Shkaktimt te vetëvrasjes”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit