93 mln djalit të biznesmenit të dënuar për korrupsion me tenderat, kësaj radhe e ‘ngjyen’ Emiriana e Durrësit

93 mln djalit të biznesmenit të dënuar…

Kompania “4 S” SHPK ka fituar së fundmi një tjetër tender furnizimi me ushqime. Këtë herë, institucioni me të cilin ka lidhur marrëveshje është Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga Emiriana Sako.

Sipas të dhënave zyrtare, firma në fjalë do të marrë nga Bashkia e Durrësit rreth 93 milionë Lekë për ta furnizuar institucionin me fruta e zarzavate.

Më herët, Gazet Atdheu raportoi se si “4 S”, një kompani që zotërohet nga djali i një biznesmeni të dënuar për një çështje korrupsioni me tenderat, lidhi një kontratë 50 mln Lekë me Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara.

Korrupsioni me tenderat

Kompania “4 S” SHPK me seli qendrore në Lushnje, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është në pronësi të Xhino Sinanit.

Pronari i “4 S” SHPK Xhino Sinani është djali i Shemsi Sinanit.

Ky i fundit u arrestua nga Policia e Shtetit më 11 Korrik 2016 bashkë me biznesmenë të tjerë.

Prangosja erdhi pasi Prokuroria për Krime të Rënda kishte zbuluar një rast korrupsioni në tenderat e ushqimeve për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku ishin përfshirë kompanitë e biznesmenëve të arrestuar.

Mes tyre, dhe ajo e Shemsi Sinanit.

Në vitin 2018, Gjykata për Krime të Rënda e dënoi me 4 vite burg Shemsi Sinanin për këtë çështje.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit