Personazhet që refuzuan kategorikisht të bëheshin pjesë e BBV

Personazhet që refuzuan kategorikisht të bëheshin pjesë…

Big Brother Albania është kthyer në një nga programet më të ndjekura në vendin tonë. Edhe banorët e shtëpisë janë padyshim personazhet më të komentuarit në rrjete sociale, e madje janë rikthyer edhe në temë bisedash.

Mirëpo, disa prej personazheve të famshëm shqiptarë e kanë refuzuar ftesën për arsye nga më të ndryshmet. Sjellim disa prej tyre;

Çiljeta Xhilaga
Në rrjete sociale, Çiljeta zbuloi se ka marrë ftesë që të jetë pjesë e këtij reality-shoë. “Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”, ka treguar ajo.

Roza Lati
Moderatorja e njohur  tregoi se dhe ajo e ka refuzuar Big Brother VIP.
“Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tregoi ajo për Prive.

Robert Berisha
Më i drejtpërdrejtë në qëndrim duket se ka qenë Robert Berisha. Këngëtari është shprehur se nuk do të pranonte kurrë të bënte diçka të tillë për të dhënë shoë.

“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë shoë Top Channel. No money no funny. Askush nuk paguhet, është e pavërtetë dhe në fund a i marrin apo jo 100 mijë eurot, siç ka ndodhur dhe në vitet e tjera. Të lë jetën time për të të bërë shoë ty duhet të më paguash”, u shpreh këngëtari.

Mihrije Braha
Ftesa po ashtu ka “trokitur” edhe tek këngëtarja Mihrije Braha. Kjo e fundit duket se për shkak të angazhimeve të shumta, nuk ka mundur dot që ta pranojë ftesën e të qenurit e izoluar brenda ambienteve të Big Brother VIP për një periudhë relativisht të gjatë.

Linda Halimi
Linda Halimi ishte këngëtarja e cila i vuri kusht ‘Big Brother VIP’ që të futej brenda shtëpisë bashkë me vajzën e saj. Këtë fakt, e zbuloi vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në  rrjete sociale. “Isha unë. S’mund ta leja Kalamonin 100 dite pa mamin”- shkruante Linda.

Kleoniki Delijorgji
Kleoniki, modelja e njohur ka treguar se nuk do të merrte pjesë në këtë format, duke zbuluar se ka plane të tjera. Nuk u ndal me kaq, pasi këtë eksperiencë ajo e cilësoi sit ë pashëndetshme.

Oriola Marashi
E ëma e Marashit, Xhoi Jakaj, ka zbuluar se edhe modelja ka marrë ftesë. “I ka ardhur, por nuk ka patur kohë”, tha psikologia.


Marjana Kondi
Miku i saj, Ervin Kurti zbuloi se Marjanës i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother”, por ajo nuk ka pranuar.

Shpat Kasapi
Të gjithë e dimë lajmin e bukur tashmë që Shpat Kasapi dhe Selvija presin të bëhen për herë të parë, prindër. Kjo ishte e vetmja arsye që Shpati nuk e pranoi ftesën e “Big Brother” pasi do t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë.


Fation Kuqari
Ish-konkurrenti që bëri bujë në “Për’puthen”, Fation Kuqari, ka marrë ftesë për tu bërë pjesë e lojës së “Big Brother VIP”. I riu zbuloi se e ka refuzuar ftesën për një arsye të fortë.

”Nuk jam futur për arsye se duke njohur veten… je në një shtëpi, bashkëjeton me një shok edhe ka intriga, jo më… Nuk shkoj për tu zënë, por nuk dihet, nuk mund të parashikoj, jam tip që nuk rri dot në një vend dhe jam shumë emocional, në maksimum”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit