95 përqind e hotelerive në Maqedoni të pakënaqura me masat ekonomike të Qeverisë

95 përqind e hotelerive në Maqedoni të…

Oda Turistike-Hotelierike në Maqedoni ka realizuar hulumtim në lidhje me kënaqësitë dhe pakënaqësitë e hotelerive nga masat qeveritare për përballje me pasojat e shkaktuara nga coronavirus.

Siç tregojnë rezultatet, 95 përqind e hotelerive nuk janë të kënaqura me masën e subvencionimit të pagës minimale prej 14.500 denarëve, ndërsa vetëm 5 përqind prej tyre shprehen të kënaqur me këtë masë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Odës, Martin Angellovski, tha se në hulumtim kanë marrë pjesë ndërmarrje të mesme dhe të vogla nga të gjitha qytetet.

“Pamja e përgjithshme është se hoteleritë kanë pësuar dëme të mëdha nga pandemia dhe vështirë e përmirësojnë krizën me ofertat ekonomike, ndërsa një pjesë prej tyre nuk do të jenë në gjendje fare të nisin me punë edhe pas zbutjes së masave”, tha Angellovski.

Ndërsa në lidhje me atë se a janë hoteleritë të gatshme që t’i kthehen punës me kapacitete të përgjysmuara, 59 janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 41 përqind e hotelierëve kanë thënë se nuk janë të gatshëm për funksionim të pjesshëm.

Kurse 90 përqind prej tyre mendojnë se nuk është e pranueshme që detyrimi për pagesën e TVSH-së nuk është shtyrë për 6 muaj, pas përfundimit të krizës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit