95 vota pro/ Deputetët e opozitës pa këllqe, miratojnë rritjen e pagës së tyre

95 vota pro/ Deputetët e opozitës pa…

Deputetët e opozitës i janë bindur urdhërit të Ramës për rritjen e pagës së tyre, të ministrave, kryeministrit, kryeparlamentares dhe presidentit. Ndonëse në media dhe në rrjete sociale bënin si të indinjar se paratë e shqiptarëve po shpërdoroheshin, kur erdhi puna e të votimi të gjithë ngritën kartonin jeshil.

Për të miratuar këtë vendim të dyfishimit të pagave, nevojiteshin 85 vota, ose 11 vota më shumë seç kishin socialistët gati. Rritja e pagave për politikanët u miratua me 95 vota pro, 3 kundër dhe asnjë absenim dhe 3 deputet nuk kanë votuar Deputetët e opozitës nuk treguan rezistencë siç premtuan por u joshën nga paratë që do të përfitojnë çdo muaj nga taksat e shqiptarëve.

Madje dhe ata të cilët qanë me lot krokodili hallin e fëmijëve jetim, e familjeve të varfëra, e mungesës së minimumit jetik, ngritën kartonin kur u bë fjala për xhepin e tyre. Deputetët e opozitës mund të kishin bllokuar rritjen e pagave me votën e tyre, por çdo gjë ishte një shfaqe teatrale ku të gjithë bëjnë sikur qajën hallin e shqiptarëve dhe në fund votojnë për veten e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit