Kunata akuzon nusen e vëllait: I jep vajzës mish pule me hormone, i është rritur gjoksi që 9 vjeç

Kunata akuzon nusen e vëllait: I jep…

Një nënë australiane ka ndarë situatën në të cilën gjendet në internet, pasi kunata e fajëson për rritjen e gjoksit të vajzës së saj 9-vjeçare.

Rachel, nga Adelaide, tha për Kidspot se ishte e tronditur për akuzën, pasi kunata e saj e bën fajtore se i ushqen të bijën me mish pule me hormone.

Kjo nuk ishte hera e parë që kunata e saj aludonte se ajo nuk bënte një mënyrë jetese të shëndetshme. Rachel theksoi se ajo ishte duke biseduar me kunatën e saj Jess dhe fëmijët e tyre po luanin së bashku kur ajo i bëri komentin e pakëndshëm.

“E shikoja që i ndryshonte fytyra”,-tha Rachel. “A ha shumë mish pule? I pompojnë pulat plot me hormone dhe kjo mund të shkaktojë rritjen e gjoksit tek njerëzit”, i tha asaj kunata.

Rachel shpjegoi se mishi i pulës në Australi është pa hormone dhe ka më shumë se 40 vjet i tillë, kështu që në asnjë mënyrë zgjedhja e saj nuk ka ndikuar në pubertetin e vajzës së kunatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit