97-vjeçarja bëhet donatorja më e vjetër, mëlçia e saj shpëton një jetë

97-vjeçarja bëhet donatorja më e vjetër, mëlçia…

Një grua 97-vjeçare dhuroi mëlçinë e saj duke shpëtuar një jetë. Ajo u bë dhuruesja më e vjetër në Itali. Një histori që ka kthyer në qendër të vëmendjes një çështje të rëndësishme siç është dhurimi i organeve nga të moshuarit.

Kjo për shkak se në një moshë të caktuar është e pamundur të dhurosh organe.Në vitin 2021 mosha mesatare e donatorëve të përdorur ishte 60.4 vjeç, në vitin 2002 ishte 52 vjeç.

“Rasti i Fabrianos është dëshmia se të gjithë mund të japin pëlqimin për dhurimin e organeve, pavarësisht nga mosha e tyre. Është e rëndësishme të informohen saktë të moshuarit sepse edhe “Po-ja” e tyre mund të shpëtojë jetën e një pacienti në pritje të transplantit”, tha drejtori i Qendrës Kombëtare të Transplantit Massimo Cardillo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit