Çmimet e reja të karburanteve, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Çmimet e reja të karburanteve, ulet çmimi…

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve.

Sipas bordit çmimi i naftës është ulur me 6 lekë dhe një litër do të shitet në treg me 223 lekë.

Ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 198 lekë, duke u ulur me 5 lekë.

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe është 66 lekë për litër.

Ky vendim hyn në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 1 Tetor 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran dhe kursit të këmbimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit