Provokon Vuçiç: Pasi dëgjuan zërin melodioz të Kurtit, 9 serbë konvertuan targat në RKS

Provokon Vuçiç: Pasi dëgjuan zërin melodioz të…

Aleksandër Vuçiç i ka folur sot popullit serb për atë që ai e quan “presion ndaj tij në lidhje me çëshjen e Kosovës”.

Presidenti i Serbisë, përmendi edhe vendimin e qeverisë së Kosovës mbi mbulimin e targave dhe ironozoi Kurtin.

Kurti u kërkoi serbëve në gjuhën e tyre të respektojnë vendimin e qeverisë së Kosovës, teksa nuk mungoi as reagimi i Vuçiç në lidhje me këtë.

Ai tha se pasi dëgjuan “zërin melodik të Kurtit” vetëm 9 serbë e zbatuan vendimin.

“Aq shumë e dëgjuan serbët zërin melodik të Albin Kurtit saqë nëntë prej tyre i riregjistruan automjetet nga gjithsej 9000. Kaq për besimin. A do të bëjnë ndonjë gjë serbët, nuk e di. Dhe çfarëdo që të ndodhë, miqtë nga Quint do të jenë me ta”, raporton B92.

Me zhvillimet në Ukrainë, ai u shpreh se do të shtohet prrsioni mbi Serbinë mbi çështjen e Kosovës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit