Plagosi me thikë të fejuarën, shpallet në kërkim 51-vjeçari

Plagosi me thikë të fejuarën, shpallet në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Shtetasi me iniciale Gj. M., 51 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, të fejuarën e tij 38-vjeçare.

Nuk dihet nëse çifti ka patur konflikte të mëparshme.38-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat që çuan më këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punonjë për kapjen e shtetasit Gj. M., 51 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës, të fejuarën e tij 38-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit