Të gjithë ata të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për lotarinë amerikane gjatë kësaj periudhe duhet të bëjnë kujdes që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për vizën. Kjo është këshilla që vjen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Përmes një lajmërimi në Facebook, ambasada thotë se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezultojnë apo jo fitues.
“Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përmban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.