Mbreti i lojërave të fatit Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur prej më shumë se dy muajsh. Nuk dihet ende nëse ai është rrëmbyer e më pas vrarë ose ka inskenuar vetë zhdukjen.
Dy vëllezërit Astrit dhe Jasim Avdylaj që ndodhen në masën e arrestit të shtëpisë, për një nga fraksionet e dosjen “339” (laboratorin e Hasit), janë marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Martinajt.
Dyshohet se mbreti i lojërave të fatit një nga takimet e fundit përpara zhdukejs e ka patur me vëllezërit. Policia ka bërë edhe kontroll banese ku nuk është konstatuar send i kundraligjshëm. Organi i akuzës dyshon se këta të fundit mund të kenë patur dijeni mbi lëvizjet e tij.