Ukrainasit zbulojnë vendndodhjet e tyre, TikTok tradhëton ushtarët rus

Ukrainasit zbulojnë vendndodhjet e tyre, TikTok tradhëton…

Mësohet se ushtria ukrainase po shtrëngojnë gjithnjë e më shumë kordonin në Kherson, duke regjistruar përparime të reja gjatë natës kundër udhëheqjes ruse.

Forcat ukrainase shkatërruan një bazë ruse, vendndodhjen e së cilës në bregun e majtë të lumit Dnieper e kishin zbuluar përmes postimeve në mediat sociale.

Serhi Khlan shkruan në postimin e tij, “Kadirovitët”, siç i quajnë në mënyrë nënçmuese ukrainasit rusët, “sulmuan në bregun e majtë dhe bënë selfie të tyre dhe të akomodimit të tyre. Natën baza e tyre u shkatërrua nga Forcat e Armatosura të Ukrainës”, ka shkruar zyrtari ukrainas.

Në transmetimin e mëngjesit z. Khlan shpjegoi se pasi kaluan bregun e majtë të Dnieper nga Kherson, rusët u vendosën në një nga ndërtesat dhe filluan të bënin selfie dhe t’i postonin në rrjetet sociale, duke treguar se sa të relaksuar ata ishin.

“Falë TikTok, ata vetë shpallën vendin e tyre të zhvillimit. Dhe njerëzit tanë duhej të bënin vetëm punën e tyre. Është raportuar se rreth 40 kadirovitë shkuan për të gjetur Kobzon”, shtoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit