Ndërron jetë në moshën 94 vjeçare, “njeriu më i pistë në botë”

Ndërron jetë në moshën 94 vjeçare, “njeriu…

Amou Haji, 94 vjeç i cili është quajtur ndryshe si njeriu më i pistë në botë, ka ndërruar jetë.

Mediat e huaja shkruajnë se kishte më shumë se gjysmë shekulli që nuk lahej, për shkak se kishte frikë se sëmurej.

Iraniani, i cili jetonte në provincën jugore të Fars, kishte shmangur përpjekjet e mëparshme të fshatarëve për ta pastruar atë.

Por, sipas mediave vendase, Haji , i cili ishte beqar , më në fund iu nënshtrua presionit dhe u larë disa muaj më parë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ai u sëmur pak më vonë dhe vdiq të dielën.

Në një intervistë të mëparshme, dhënë Tehran Times në vitin 2014, Haji zbuloi se jetonte mes një vrime në tokë dhe një kasolle me tulla të ndërtuar nga fqinjët e shqetësuar në fshatin Dejgah.

Ai ishte gjithashtu i dhënë pas duhanit, duke u fotografuar në të paktën një rast duke pirë më shumë se një cigare në të njëjtën kohë.

Në vitin 2009, pati raportime për një burrë indian i cili, në atë kohë , nuk i kishte larë dhëmbët për 35 vjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit