Një çift shqiptarësh 22 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga policia greke. Mbi to rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sipas mediave greke, çifti i shqiptarëve do të transportonte një sasi droge nga kufiri shqiptaro-grek në Kostur drejt Athinës.
Policia ka vendosur postoblloke, por drejtuesi i automjetit nuk ndaloi duke shtuar shpejtësinë. Pak kilometra me tej, policia mundi të ndalojë mjetin dhe t’ vendosë atyre prangat. U sekuestruan 46 kg kanabis, para cash si dhe 4 celularë.