Çmenduri/ Berisha futet live në Tik-Tok, ndjekësit e 'mbushin' me dhurata

Çmenduri/ Berisha futet live në Tik-Tok, ndjekësit…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha së fundi është bërë pjesë e rrjetit socia Tik-Tok.

Ditën e sotme, Berisha ka zhvilluar një bisedë viruale pyetje-përgjigje me ndjekësit e tij në Facebook.

Këtë bisedë, kryetari i PD-së e ka publikuar dhe në llogaritë e tjera sociale, por ajo çfarë vihet re është se në Tik-Tok, simpatizantët e tij më të flaktë nuk janë kursyer me dhuratat nga më të ndryshme, si psh: kapelet, zemra, arusha dhe trëndafila, etj.

Në një kohë reale dhe shumë të shkurtër Berisha ka arritur në 1500 shikues, shifër kjo e lartë.

Kujtojmë se Berisha në një emision televiziv, shprehu pëlqimin e tij për përdorimin e rrjeteve sociale, duke theksuar se platformat online duhet të përdoren akoma më shumë nga Partia Demokratike, duke qenë se kjo i afron akoma më shumë me popullin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit