Gjykata merr vendimin për "UFO-n" e Tiranës, burg me qëllim ekstradimi në Itali

Gjykata merr vendimin për “UFO-n” e Tiranës,…

Gjykata ka marrë vendimin për Ilir Pajën i cili u arrestua dy ditë në zonën e Laprakës me qëllim ekstradimin në Itali ku është i dënuar me 25 vite burg.

Gjykata ka lënë në burg Pajën, ndryshe i njohur nga drejtësia italiane me nofkën “UFO”.

Ky i fundit është arratisur dy herë nga burgu, ndërsa në 2017 është liruar me kusht nga gjykata e Krujës.

Në vitin 2008 gjatë një operacioni në Tiranë për arrestimin e tij, plagosi punonjësin e policisë, Bledi Haxhimali.

Pas vendimit të gjykatës pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit