Djali i gazetarit saudit të vrarë Jamal Khashoggi ka lëshuar një deklaratë ku shprehet se i fal vrasësit e tij. Khashoggi, një kritik me emër i qeverisë saudite, u vra brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll në tetor 2018.
Zyrtarët sauditë thonë se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe nuk u sanksionua nga shteti. Por, ata mbeten të dyshuar ndërkombëtarisht, duke përfshirë disa agjenci inteligjence dhe OKB-në.
Khashoggi kishte shkruar për gazetën Washington Post dhe jetonte në SHBA para vdekjes së tij.
Në dhjetor 2019, një gjykatë dënoi me vdekje pesë burra pa u dhënë emrat për rolin e tyre në vrasjen e tij pas një gjykimi të fshehtë në Rijad.
Një raportues special i Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, e etiketoi gjyqin saudit “antitezën e drejtësisë” dhe nxiti një hetim të pavarur.
Çfarë ka thënë familja e Khashoggi?
Deklarata u postua në llogarinë në Tëitter të Salah Khashoggi, njërit nga djemtë e gazetarit të ndjerë, të premten.
“Në këtë natë të bekuar të muajit të bekuar [të Ramazanit] kujtojmë thënien e Zotit: Nëse një person fal dhe bën pajtimin, shpërblimi i tij është për shkak të Allahut”, ka shkruar Salah, i cili jeton në qytetin saudit të Jeddah. “Prandaj ne bijtë e Dëshmorit Jamal Khashoggi njoftojmë faljen e atyre që vranë babanë tonë, duke u shpërblyer prej Zotit të Plotfuqishëm”. /Syri,net