U kap me drogë në Greqi, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

U kap me drogë në Greqi, arrestohet…

Policia greke ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar pasi u kap me drogë. Shqiptari u arrestua pasditen e së martës gjatë një operacioni të koordinuar nga policia në Selanik.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti 10 pako me kokainë me një peshë totale 64.2 gram dhe dy peshore elektronike si edhe shtatë fishekë pistolete të kalibrit 9 mm.

Shqiptarit i është konfiskuar celulari dhe automjeti që përdorej për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit