Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat.
28 vjeçari duke drejtuar mjetin aksidentoi 48-vjeçaren.
Fatmirësisht 48-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi policisë:
Berat/Informacion
Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit”, shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.