Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Astrit Torelli ka përdhunuar vajzën e mitur të shokut të tij.
Së fundmi, ka reaguar dhe babai i vajzës, i cili shprehet se vajza 12-vjeçare është e traumatizuar.
Ai thotë se me Terollin njiheshin prej vitesh dhe se nuk e di çfarë donte në shtëpinë e tij, madje as se përse e bërë atë veprim të rëndë.
Pjesë nga intervista:
Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.
Pyetje: Si e morët vesh abuzimin?
Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.
Pyetje: Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?
E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë.