40-vjeçari që aksidentoi për vdekje 39-vjeçarin te Arena Karting Albania në Shijak është arrestuar.
Gjatë një gare me makina një natë më parë, 40-vjeçari me iniciale F.A është përplasur me mjetin e 39-vjeçarit me iniciale A.M.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, 39-vjeçari ka humbur jetën menjëherë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme
Njoftimi policisë:
Shijak/Durrës Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme