Kremviçe Kazazi e mykur në supermarketin Saraçi në Gosë, ironizon qytetari: Me krimba, ama është hallall

Kremviçe Kazazi e mykur në supermarketin Saraçi…

Një qytetar ka denoncuar në JOQ Albania, një pako me kremviçe Kazazi të mbuluara nga myku në supermarketin Saraçi në Gosë, Tiranë, duke ngritur shqetësime serioze për kontrollin dhe sigurinë ushqimore në tregjet shqiptare.

Produkti, me afat skadence deri më 18 nëntor 2025, tregon qartazi shenja prishjeje, ndërkohë që vazhdon të qëndrojë në shitje në ambiente të hapura për publikun. Në një koment ironik, qytetari shkruan: “Është pak e mykur dhe me krimba, ama është hallall” , një pasqyrim i mungesës së besimit ndaj institucioneve mbikëqyrëse.

Ky rast tregon për mungesën e inspektimeve efektive dhe për neglizhencën e tregtarëve që vendosin fitimin përpara sigurisë së konsumatorit. Produktet ushqimore të prishura jo vetëm që dëmtojnë shëndetin publik, por ngrenë pikëpyetje mbi standardet higjieno-sanitare në zinxhirin ushqimor.

Autoritetet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë për të shmangur rrezikun ndaj jetës së qytetarëve dhe për të rivendosur standarde bazë të sigurisë ushqimore në vend.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit