I është dhënë lamtumira e fundit dy vajzave që humbën jetën në orët e para të ditës së djeshme në një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës.
Shoferi humbi kontrollin e makinës, e cila u përplas me barrierat mbrojtëse, ndërsa më pas doli nga rruga duke shkaktuar edhe tragjedinë.
Mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta dhe prekëse për dy vajzat.
“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare. Zoti i dhurofte durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii” shkruan një nga shoqet e saj.