Ilo Pinci i Parlamentit të Shqipërisë/ Shalsi nuk i ndahet shahut, herë me laptop dhe herë me telefon

Ilo Pinci i Parlamentit të Shqipërisë/ Shalsi…

Eduart Shalsi është kapur mat dy herë. Njësoj si Ilo Pinci te filimi shqiptar, edhe deputeti i Parlamentit të Shqipërisë nuk ka nga t’i lëvizë më gurët këtë herë.

Në seancën plenare të 2 shkurtit, deputeti socialist nuk ishte i fokusuar fare në diskutimet që zhvilloheshin. Të njejtën jë nuk mund të themi për lojën e tij të shahut që kishte hapur në laptop, aty kishte përqendrimin maksimal dhe po studionte çdo lëvizje të kundërshtarit virtual.

Në seancën plenare të 16 shkurtit, Shalsi sërish nuk heq dorë nga shahu. Këtë herë ai kishte lënë laptopin dhe kishte marr telefonin në dorë si më praktikë për të vijuar lojën e tij. Edhe këtë herë interesi për diskutimet në Parlament ishin sërish zero.

Deputeti socialist e ka marr shtruar detyrën e tij në Kuvend. Ai gjenë forma të ndryshme argëtimi për të kaluar orët e lodhshme të seancave plenare. E sa i përket halleve të shqiptarëve ato presin, pasi më e rendësishme është që Shalsit mos t’i hanë mbretëreshën, pa se çfarë hanë e çfarë paguajnë shqiptarët, kjo është në plan të dytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit